Pala greke bllokon kufirin në Kakavijë, rikthehen radhët e gjata
October 5, 2018

Prej pak minutash është bllokuar kalimi drejt Greqisë përmes pikës së Kakavijës. Mësohet se problemet janë shfaqur nga pala greke në doganë, e cila pretendon që ka një anomali në sistemin kompjuterik të të dhënave. Ndërkohë radha e automjeteve që presin për t’u futur në shtetin grek është rreth 3 km. Kjo nuk është hera e parë që pala greke bllokon kalimin, duke nxjerr pretendim defektet në sistemin e të dhënave. Nga pala shqiptare deri më tani s’ka një komunikim zyrtar për këtë situatë.