Pallati dhe dy vilat në rrezik shembje, Bashkia Gjirokastër evakuon banorët nga ‘Kodra e Shtufit’
February 4, 2018
Bashkia Gjirokastër bashkë me ekspertë të gjeologjisë të ardhur nga Tirana ka marrë sot vendim për evakuimin e 24 familjeve në pallatin e lagjes ‘Kodra e Shtufit’, pasi gjendja është e rrezikshme dhe objekti mund të shembet.
Libohova Online siguron një kopje të këtij vendimi. Bashkë me familjet e pallatit do të evakuohen edhe ato që banojnë në dy vila aty pranë, të cilat janë gjithashtu të rrezikuara nga rrëshqitja e tokës. Strehimi i përkohshëm i tyre do të bëhet në konviktin e shkollës ‘Pandeli Sotiri’.