Pamje të turpshme në rrugën Gjirokastër-Kakavijë (FOTO)
December 11, 2017
Por teksa në shtëpitë e shumë shqiptarëve ka një pemë të Vitit të Ri të zbukuruar, panorama është krejt tjetër në rrugë. Pamje të turpshme vijnë nga aksi nocional Gjirokastër- Kakavijë, ku në vend të pastërtisë, në të katërta anët sheh vetëm plehra, që varen si “zbukurime” pranë bimësisë së zonës. Mijëra qytetarë kalojnë në këtë aks, pëfshi këtu edhe emigrantët shqiptarë që i rikthehen vendit të tyre për të festuar festat e fundvitit me familjen. Pamja e parë që ata marrin nga Shqipëria është kjo që mund të shihni nga fotot.