Parashikimi i motit, 11 mars 2015

f1_16moti1389888963Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët pothujase në të gjithë territorin e vendit. Më të theksuara shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Në majat e maleleve do të ketë edhe reshje të izoluara dëbore. Mesdita do të sjellë intervale me kthjellime në ultësirëm perëndimore. Vranësirat do të mbeten prezent edhe në pjesën e dytë të ditës duke gjeneruar shira të karakterit lokal. Nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me kthjellime. Gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit te Europes do te jete ne ndikimin e motit te qendrueshem duke bere qe kthjellimet te jene dominate. Keshtu me diell do te jete situata meteorologjike ne: Europen qendrore, Europen jugperendimore, Gadishulli skandinav si edhe Europa lindore. Ndryshme paraqitet situata e motit ne: Gadishullin e Ballkanit, Europen Juglindore ku serish ne keto rajone, do te dominojne vranesirat dhe reshjet e dobeta te shiut dhe debores. Po ashtu me shira do te jete situata meteorologjike edhe ne Britanine e Madhe