Parashikimi i motit, 2 mars 2015

f1_16moti1389888963Sipas MeteoAlb, si pasojë e kalimit të një fronti të ngrohtë atmosferik mbi Shqipëri, do të kushtëzohet mot kryesisht i qëndrueshëm. Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellet që në orët e para të mëngjesit ndërsa në zonat malore do të ketë herë pas -here kalime vranësirash të lehta.

E njëjta situatë e qëndrueshme e motit do të vijojë edhe gjatë pasdites pasi pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët me përjashtim të zonave veriore të cilat do të dominohet nga vranësira dhe shira të dobët. Po ashtu në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme në veri dhe veriperëndim të vendit.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi verior –veriperëndimor. Dallgëzimi në det të jetë 1 ballë.

Europa

Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike janë vendosur

në veriperëndim dhe jugperëndim duke u shtrirë deri në Europën Qendrore, për pasojë në këto rajone do të dominojë moti i paqëndrueshëm. Konkretisht Skandinavia, ishujt Britanike, Portugalia, Spanja si edhe pjesë e qendrës së kontinentit do të kenë vranësira dhe shira në formë rrebeshi. Në Portugali problematike do të paraqiten edhe stuhitë e forta të erës duke gjeneruar dallgëzim të lartë. Po ashtu rajoni i Mesdheut dhe Ballkani do të vijojnë në kushte të motit të paqëndrueshëm, me vranësira dhe shira e kjo si pasojë e prezencës prej disa ditësh të masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa.

Masat ajrore të qëndrueshme kontinentale janë vendosur në pjesën tjetër të kontinentit Europian. Në këto kushte Europa Juglindore dhe Europa Lindore do të dominohen nga moti i kthjellët