Parashikimi i motit, 9 mars 2015
Sipas MeteoAlb, gjatë ditës së hënë, pjesa më e madhe e territorit të vendit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët me përjashtim të zonave malore përgjatë kufirit lindor ku do të kenë vranësira të herë pas hershme.
Edhe gjatë pasdites pjesa më e madhe e vendit do të jetë nën dominimin e moti të kthjellët, me përjashtim të zonave malore juglindore, ku vranësirat do të jenë të pranishme. Parashikohet që kjo situatë stabilizuese e atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera në mëngjes por mesdita do të sjellë rritje të tyre.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtim verilindor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të jetë 3 ballë.
Europa
Europa Veriore dhe një pjesë e Europës verilindore do të mbeten me kushte të motit të paqëndrueshëm pasi vranësirat dhe reshjet e dëborës do te dominojnë këto rajone gjatë gjithë ditës. Gjithashtu e njëjta situatë meteorologjike me vranësira dhe shira paraqitet dhe Europa Juglindore. Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët, situatë kjo e cila do të ndikohet si pasojë e vendosjes së qendrave me presion të lartë atmosferik mbi këto rajone