Parashikimi i motit, 18 shkurt 2015

f1_16moti1389888963Sipas MeteoAlb, edhe dita e nesërme do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike pasi i gjithë vendi do të dominohet nga moti i kthjellët.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë zonat e ulëta dhe bregdetare nën ndikimin e kthjellimeve. Kjo situatë stabilizuese e atmosferës do të mbetet prezent edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në det dallgëzimi do të arrijë 1 – 2 ballë.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti i Europës do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore kontinentale. Për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominues.

Përjashtim bëjnë Europa veriore dhe verilindore, të cilat do të jenë me mot të paqëndrueshëm pasi reshjet e dëborës do të jenë sërish të pranishme. Po ashtu, me shira të dendur do të paraqiten edhe ishujt britanike.