Parcela me kanabis në Lunxhëri, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe një 65-vjeçar
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjesimin e 322 rrënjëve bimë narkotike Cannabis Sattiva në fshtin Këllëz, komuna Lunxhëri në vendin e quajtur “Përroi poshtë fshatit Këllëz” të kultivuara rrishtaz në dy parcela,me një gjatësi prej 1- 1.6 meter.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalimi i shtetasve:
Thodhori Puleri, 65 vjeç banues në fshatin Këllëz. Ndalimi I tij u bë pasi në vendin ku u gjetën dhe asgjesuan bimët narkotike,rezultoi se ishin toka të marra me qera nga ky shtetas vepër penale kjo e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Andrea Kushta, 45 vjeç, banues në fshatin Këllëz,Gjirokastër njëkohësisht dhe kryeplaku I fshaitit Këllëz.Ndalimi I tij u bë për veprat penale:
“Shpërdorim I deturës”,”Moskallëzim I krimit”,” Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga nenet 248,300 dhe 301 I Kodit Penal.