Pas Gjirokastrës, Rama ndalet për një takim të shkurtër në Libohovë
Pas aktivitetit në kinoteatrin e Gjirokastrës në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”, kryeministri Rama zhvilloi një takim të shkurtër edhe në Libohovë.
Ai u takua me kryebashkiaken Luiza Mandi dhe përfaqësues të tjerë të PS-së. Ndonëse ishte një takim informal, kryeministri shprehu mbështetje me investime për Bashkinë Libohovë. Në fokus të bisedës ishte edhe ngritja e strukturave të reja të Partisë Socialiste në Libohovë, në kuadër të strategjisë për hapjen e partisë dhe përgatitjen për zgjedhjet e vitit 2017.
Në funksion të kësaj, prej disa ditësh në strukturën drejtuese të PS-së kanë marrë detyra njerëz të rinj. Xhelil Tusuni është vendosur në postin e Kryetarit të Shtabit të PS-së, Arbër Kënaçi në postin e nënkryetarit, ndërsa Niko Kreci dhe Nertila Çano në postet e sekretarëve. Aldi Sinani është emëruar si koordinator në zyrën vendore të deputetëve të PS-së.