Pas Nepravishtës edhe Labova e Sipërme përfshihet në programin e ‘100 fshatrave’ për zhvillimin rural
January 22, 2018
Për Bashkinë Libohovë nuk është vetëm Nepravishta fshati i përfshirë në programin e zhvillimit rural të 100 fshatrave në vend, por edhe Labova e Sipërme. Ky fshat iu shtua së fundi listës ku janë edhe fshtrat e tjerë nga veriu në jug të vendit.
Programi i posaçëm kombëtar “Programi i Integruar për Zhvillimin Rural”, financuar nga Bashkimi Europian dhe disa donatorë të tjerë, parashikon përfshirjen e 100 fshatrave shqiptar për mbështetjen e projekteve për zhvillimin e argoturizmit dhe turizmit rural.
Fshatrat e tjerë të përzgjedhur në qarkun Gjirokastër janë Kalivaç, Nivicë, Peshtan, Kosinë, Malëshovë, Leuse, Antigone, Zhulat, Dhoksat, Lazarat, Nepravishtë, Sotirë.
©Libohova Online