Pasi i shpëtuan policisë në Kakavijë, 25 klandestinët kapen në Fier. Pranga shqiptarit që i transportonte
Një person ka përfunduar në pranga nën akuzën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, dhe bashkë me të janë ndaluar 25 klandestinë.
30 vjeçari E.Z., me banim në Tiranë u arrestua nga uniformat blu të Fierit, pasi rreth orës 01.00 pak pas mesnatës së lënë pas, në lagjen “8 Shkurti” Fier, në unazën e qytetit, ndodhej në drejtimin e një mjetin tip furgon mallrash i mbyllur, me targë ER0890A.
Nga kontrolli i ushtruar brenda mjetit janë gjetur 25 klandestinë të huaj. Bazuar në hetimet e uniformave blu dyshohet se klandestinët kanë kaluar kufirin greko-shqiptar, në mënyrë ilegale.
Nga verifikimet e rastit rezultoi se klandestinët janë nga Siri, Gandi, Mali, Senegali, Haiti dhe Kongo.
Ata dyshohet se do ndihmoheshin nga 30 vjeçari kundrejt pagesës për të kaluar tranzit nga vendi ynë për në shtetet e BE