Pasi varrosën Kaçifasin, grekët bllokojnë rrugën Kakavijë- Gjirokastër dhe bëjnë thirrje antishqiptare (FOTO)
November 8, 2018

Grekët të cilët kishin ardhur sot në Shqipëri për të marrë pjesë në varrimin e Kostandinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës, i cili u vra gjatë një shkëmbimi me armë nga Forcat RENEA, pas varrimit kanë zbritur në rrugën kryesore Kakavije-Gjirokastër duke e bllokuar atë. Nacionalistët grekë kanë bërë thirrje antishqiptare ndërsa mbanin në duar pankarta ku e cilësonin Kaçifasin hero. Më pas situata është qetësuar, teksa shtetasit grekë që ishin në varrimin Kacifasit po largohen nga territori shqiptar.