Pasojat e përmbytjeve, shihni pamjen e re të rrugës në Klishar dhe Selo (FOTO)
December 4, 2017

Pasojat e përmbytjeve në qarkun Gjirokastër janë shumë të rënda sa i përket dëmtimit të infrastrukturës. Por nga ana tjetër tregojnë edhe njëherë cilësinë e keqe të projekteve dhe punimeve të kryera. Ndonëse janë rrugë e ura të inaguruara së fundi, cilësia e tyre është shumë e keqe. Thjesht më shumë është vjedhur nëpër tendera sesa është bërë punë e mirë. Jo më kot sot jemi përballë shkatërrimeve të tilla. Fotot më poshtë tregojnë pamjet që ka marrë rruga e fshatit Klishar dhe Selo në Bashkinë Dropull pas përmbytjeve të javës së kaluar. Kalimi i automjeteve është i pamundur. Nuk dihet se kur do të vihet dorë për rregullimin e tyre.
©Libohova Online