PD ankohet sërish për drejtorët që vijnë në Libohovë

Parmes një postimi në rrjetin social Facebook, Partia Demokratike Dega Libohovë ankohet për prezencën e disa drejtorëve të institucioneve rajonale në Gjirokastër, që sipas saj vijnë në Libohovë në ndihmë të kandidates së majtë, Luiza Mandi. Përmes një gjuhe ku përdoren edhe fjalë të ashpra dhe etiketime të ndryshme, PD kërkon që ata të qëndrojnë larg fushatës. Edhe gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Libohovë, kandidati i PD-së, Altin Çomo, e ka ngritur këtë cështje para elektoratit të tij. Kohët e fundit duket se ka një lloj nervozizmi në radhët e PD-së. Kjo kuptohet të paktën te cështja e prezencës së drejtorëve rajonalë të Gjirokastrës në Libohovë. Më poshtë shënimi i plotë i PD-së, Libohovë:

Perse i duhet kjo parade fytyrash drejtoresh e lloj-lloj punonjesish shteti pernate e perdite Libohoves? Ku ishin keto dy vjet keta njerez qe sot ne fakt po mbeshtesin partine qe i punesoi e jo garen zgjedhore, cfare duan tu tregojne liboviteve, se kush e ka pushtetin?! E dine mire libovitet se kush e ka pushtetin, e kane ata qe i hoqen nga puna, e kane ata qe i kercenojne me burg po nuk paguan dritat, e kane ata qe nuk futen asnje libovit ne pune madje as te majte te betuar, sic shprehen shpesh me krenari, po vetem krenar nuk jane me, e kane ata qe u dergonin policine perdite ne rrepe, per ti kontrolluar dokumentat e makinave, e kane ata qe ua lane hamon stok e sot ndonje matrapaz i vjeter ua mer per nje cope buke apo me liste se nuk ka leke, e kane ata qe i trembin me tatimet te dera cdo dite dhe ato pak dyqane te Libohoves, e kane ata qe duan ti trajtojne libovitet si dele. MJAFT! Shporrini keto fytyra, kane ke duan e votojne libovitet, votojne e duan njeriun e tyre e jo ate qe u do partia!

kjgfg