PD Gjirokastër feston 25 vjetorin, mungon deputeti Genc Ruli
Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër festoi sot 25-vjetorin e krijimit.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë anëtarë të kësaj partie, funksionarë e drejtues të ndryshëm ndër vite.
Ishte i pranishëm gjithashtu edhe nënkryetari Edmond Spaho, si dhe Tritan Shehu, koordinator i demokratëve për zgjedhjet e fundit lokale në Gjirokastër e Libohovë.
Ndërsa ra në sy mungesa e Genc Rulit, deputetit të vetëm të PD-së në qarkun e Gjirokastrës, pjesëmarrës në ceremoni ishte ish-deputeti Spiro Ksera.
Në zgjedhjet e fundit lokale demokratët nuk arritën dot të fitonin Bashkinë e Gjirokastrës, ndërkohë që humbën edhe Libohovën.
E vetmja njësi në rrethin e Gjirokastrës e fituar prej kandidatit të djathtë, ishte Bashkia Dropull.