PD Gjirokastër i shkruan ndërkombëtarëve letër për Lazaratin
May 14, 2015
Në fshatin Lazarat po ushtrohet presion ndaj zgjedhësve. Ky është pretendimi i PD-së në Gjirokastër, e cila i ka nisur një letër ndërkombëtarëve, të cilëve u kërkon të monitorojnë proçesin në këtë fshat. Sipas kreut të PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko, policia po kryen kontrolle të shpeshta dhe arrestime në Lazarat, në mënyrë që t’i detyrojë banorët të largohen nga fshati, duke qenë se janë të djathtë. Më poshtë letra e plotë e PD Gjirokastër.