PD Gjirokastër kërkon dorëheqjen e Luiza Mandit
Pas ngjarjes aksidentale të ndodhur në Libohovë sot, ku humbi jetën punëtori i mirëmbajtes në Bashkinë Libohovë, Genci Dervishi, ka reaguar edhe dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër. Përmes një komunikate për mediat, kreu i kësaj partie, Roland Bejko bën përgjegjëse për ngjarjen kryebashkiaken Luiza Mandi, të cilës i kërkon dorëheqjen. Më poshtë deklarata e plotë:
DEKLARATË PËR MEDIAT DHE OPINIONIN PUBLIK I PARTISË DEMOKRATIKE DEGA GJIROKASTËR.
Fasadat e pushtetit marrin jetë njeriu në Libohovë !
Luiza Mandi Kryetarja e sapozgjedhur e Bashkisë çoi sot drejt vdekjes me një urdhër të papërgjegjshëm punonjësin e mirëmbajtjes!
Ngutja për të kurruar sa më shpejt fasadat e shtëpive, rrugëve, shesheve, pemëve, e për t’ju a shitur qytetarëve si “punë të mëdha”, që asnjëherë më parë nuk janë kryer këto 25 vjet, sot u pagua me kurbanin e radhës në bashkinë Libohovë.
Jashte cdo lloj kushti teknik dhe pa zbatuar asnje ligj, kryetarja e sapo zgjedhur e Bashkise Libohove znj. Luiza Mandi me urdhrin e gabuar, çoi sot drejt vdekjes punonjesin e mirembajtjes se Bashkise, te ndjerin Genci Dervishi, 47 vjec, një punonjes i papertuar, qytetar model, baba i dy femijeve tashme jetimë.
Pa asnje lloj kontrate tenderimi, apo dokumenti ligjor, Kryetarja e Bashkisë vendosi te nderhynte për prerjen e dy pemeve të larta në qendër të qytetit Libohovë, duke mos marrë asnjë masë sigurie për jetën e punonjesit të saj dhe duke mos respektuar asnje lloj procedure tenderimi per mjetet e renda qe vuri ne dispozicion per kete proces kaq delikat, por që fatkeqesisht dështoi dhe solli një tragjedi të rënde në një familje libohovite duke rrezikuar seriozisht dhe jetën e dy punonjësve të tjerë.
Ftojmë Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër, të nisë menjëherë HETIMET se përse kryetarja e bashkise Libohove, znj. Luiza Mandi urdheroi punonjesin e saj duke e vënë para alternativës, ose të ruante vendin e punes, ose të kryente një punë kaq te rrezikshme pa marre asnjë masë sigurie.
Në c’menyre dhe mbeshtetur ne cilin ligj jane bere pagesat dhe kontraktimet e mjeteve te renda? Kush mban pergjegjesi per kushtet teknike , kur sot po trumbetohet me të madhe për luftë ndaj informalitetit?
Çfarë emri t’i vëmë këtij lloj informaliteti të znj. Mandi që mori sot një jete njeriu?
Znj. Luiza Mandi si ish-mjeke nen betimin e Hipokratit, sot kokeulur duhet TË JAPË MENJËHERË DORËHEQJEN për papergjeshmeri në kryerjen e detyrës së Kryetarit të Bashkisë, ti kërkojë ndjesë publike familjes që i shkaktoi tragjedinë me paaftësinë dhe mendjelehtësinë e saj , të mos ndërmarë asnjë nismë për falsikim dokumentesh pasi do të mbaje pergjegjesi penale, të lejojë organet e drejtesisë të thonë fjalën e tyre si dhe të ketë transparencë për të gjitha urdhrat dhe veprimet e kryera për mediat dhe opinionin publik.
Me këtë rast,
Partia Demokratike Dega Gjirokastër i shpreh ngushëllimet më të thella familjes; fëmijve, bashkëshortes, prindërve dhe të afërmve të të ndjerit Genci Dervishi, duke besuar se me ndihmën e zotit do të munden të gjejnë forcën e duhur për të përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut të tyre të dashur !