PD-ja i ‘mbetet’ Lazaratit, Dasho Aliko zgjidhet kryetar për Gjirokastrën
November 25, 2018

Kryetari i ri i Partisë Demokratike në Gjirokastër do të jetë Dasho Aliko. Në përfundim të procesit zgjedhor ish-kryetari i Komunës Lazarat ka marrë 166 vota kundrejt 76 votave të rivalit Gjergji Dudi. 13 vota rezultuan të pavlefshme. Pas Roland Bejkos, ky është kryetari i dytë nga Lazarati që do të drejtojë Partinë Demokratike në Gjirokastër.