PD manipulon fotot e takimit të Kokalarit në lagjen “Punëtore”?

Po debatohet shumë në media dhe rrjetet sociale, një foto nga takimi i djeshëm i kandidatit të PD-së për Gjirokastrën Igli Kokalari. Gazeta Tema shkruan se foto e shpërndarë nga vetë PD-ja është e manipuluar përmes programit Photoshop. Sipas kësaj gazete, ka përsëritje imazhi disa herë, madje edhe vetë babai i Kokalarit figuron në dy vende. Kjo është bërë për të plotësuar hapësirat boshe përmes dublikimit të pjesëmarrësve dhe për të dhënë idenë e prezencës së shumë njerëzve. Më poshtë foto që Tema pretendon se është e manipuluar. Me të kuqe janë qarkuar personat që sipas gazetës figurojnë në disa vende. Pas publikimit të kësaj fotoje ka reaguar edhe PD, e cila deklaron se montazhi nuk është bërë nga stafi i kësaj partie dhe as nga njerëz që kanë lidhje me të. 

gjirokaster