PD proteston në Gjirokastër më 9 shkurt: Ejani të rrëzojmë Edi Ramën (VIDEO)
February 5, 2019

Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e saj në Gjirokastër më datë 9 shkurt. Sipas një spoti të publikuar në rrjetet sociale, vendi i protestës është zgjedhur të jetë sheshi përballë varrezave të dëshmorëve. PD fton qytetarët të dalin në protestë sepse Edi Rama e ka varfëruar vendin aty ku s’mban më. Pas protestës në Gjirokastër, opozita organizon tubimin e madh më 16 shkurt në Tiranë.