Për herë të parë “Open Day” në Gjirokastër. Kumbaro: Një mundësi për të parë përtej kufijve (FOTO)
Projekti “Open Day” i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në partneritet me Ambasadat e huaja ka mbërritur edhe në Gjirokastë. Në takimin e organizuar një ditë më parë në Odeonin e Gjirokastrës, mori pjesë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
“Shumë e lumtur që si shoqe, si nënë, si pedagoge dhe si gjirokastrite kalova një pasdite të freskët e plot me studentë e maturantë. “Open Day” është një mundësi e re për studentët që të vështrojnë përtej kufijve, jo vetëm të Qytetit, por edhe të vendit, për të fituar përvoja të reja, për të parë modele të reja dhe për t’u kthyer sërish për veten e tyre, për familjet por edhe për Gjirokastrën”, shkruan Kumbaro në Facebook.
“Open Day” si projekt synon t’u ofrojë studentëve shqiptarë informacion mbi studimet universitare jashtë vendit, mundësi për bursa, ide për shkëmbime studimesh, dhe dije se si duhet të përgatitemi për një botë e shoqëri të hapur.
Takimi me maturantë dhe studentë në Gjirokastër organizua në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore dhe Universitetin “Eqrem Çabej”.
/ArgjiroLajm.net/