Për herë të parë rilevimi me lazer i objekteve muzeale në Gjirokastër [VIDEO]

Gjirokastra1Ka nisur në Gjirokastër rilevimi me lazer-skaner i objekteve monumentale.  Ky proces pune ka të bëjë me hedhjen në hartë më përmasa të sakta të dhënave të objekteve monumentale, teksa më pas bëhën projektet për restaurimin e tyre. 

Një grup specialistësh arkitektë dhe inxhinierë nga Turqia, po kryejnë rilevimin e Pazarit Karakteristik në zonën muzeale, xhamisë e medresesë si dhe kështjellës së qytetit.

Pas përfundimit të këtij rilevimi do të prezantohet projekti përfundimtar, ku do të behet skanimi i gjithë Pazarit Karakteristik, ndërsa është kërkuar dhe bashkëpunimi i biznesit dhe drejtuesve të mjeteve për të minimizuar qarkullimin në këtë pjesë qytetit deri në përfundim të këtij procesi. 

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!