Përdhunohet një 19-vjeçare në Dropull. Në pranga 48-vjeçari
August 23, 2015
Strukturat e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë bënë ndalimin e shtetasit:
Kristaq Braka, 48 vjeç, banues në fshatin Bodrisht, Gjirokastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Ky shtetas ka kryer marëdhënie seksuale me dhunë ndaj shtetases: S.A, 19 vjeç, banuese në Dropull, Gjirokastër.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur nga mosha 14-18”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 101 dhe 102 i Kodit Penal.