Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjirokastër, gruaja përfundon në spital
December 29, 2016
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2016/12/tmp_16834-633825__original379870412.jpeg)
Pas ngjarjes tragjike të dy ditëve më parë në Tepelenë, ku një nënë dhe foshnja e saj u dogjën të gjallë pas rënies së zjarrit në një banesë, një tjetër rast i rëndë vjen nga Gjirokatra.
Në orën 00:57 të natës së lënë pas, në fshatin Saraqinisht të Gjirokastrës, në banesën 84- vjeçares Olimbi Dhima, ka rënë zjarr.
Si pasojë është djegur banesa si dhe ka marrë plagë të lehta në trup e moshuara, e cila jetonte e vetme në banesë.
Gruaja është dërguar për në spitalin Gjirokastër dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se si shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë e dalë nga oxhaku.
Gjithsesi policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes