Përfundon investimi, rikonstruktohet Qendra Shëndetësore e Libohovës (VIDEO)
Qendra shëndetësore e Libohovës është rikonstruktuar plotësisht. Ministret Albana Koçiu dhe Mirela Kumbaro bënë një inspektim të këtij investimi.
“Me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu në Qendrën Shëndetësore të Libohovës, e rikonstruktuar plotësisht vitin e kaluar, si një prej kantierëve të rëndësishëm të investimeve për Libohovën, dhe tashmë ofron shërbim me ambiente bashkëkohore dhe me kushtet e duhura si për mjekët ashtu edhe për pacientët. Dhe vëmendje për miqtë libohovitë! Vazhdon vaksinimi anti grip, mbi 500 doza janë aplikuar deri tani, kështu që thirrje për të gjithë të konsultohen me mjekun e familjes dhe të ndjekin këshillat në këtë sezon virozash”, shkruan Mirela Kumbaro teksa publikon pamjet.
Në fund të videos dëgjohet një grua e cila iu drejtohet ministreve me fjalët “na keni bërë nderin më të madh”. Shihni pamjet më poshtë.