Përmbytjet, Bledi Çuçi kritikon Bashkinë Dropull: S’ka bashkëpunuar me qeverinë!

Deputetët e Gjirokastrës, Bledi Çuçi e Flamur Golemi inspektuan punimet në urën Bejl në Dropullin e Sipërm, e cila sapo u rindërtua nga forcat e Xhenjos. Bashkë me ta ishte edhe prefekti Astrit Aliaj, si dhe zv.ministrja e Jashtme Artemis Dralo. Duke folur për mediat, Çuçi tha se Bashkia Dropull nuk ka qenë bashkëpunusuese me qeverinë për rindërtimin i infrastrukturës së dëmtuar nga përmbytjet e fundit. Çuçi i bëri apel kësaj bashkie të ndryshojë qasje për problemet që shqetësojnë banorët e Dropullit.

Gjithashtu dua t’i bëj thirrje Bashkisë Dropull, që për hir të së vërtetës nuk ka qenë shumë bashkëpunuese, në këtë ndërtim të kësaj ure, i bëj thirrje që pjesën e saj që ka, pjesën për të sistemuar hyrjen e urës  me beton apo asfalt si dhe krahët anash për mbajtjen e gjithë masivit, ta bëj në kohë sa më të shpejt që të mos vijnë shirat e radhës dhe të na hedhin poshtë një pjesë të mirë të punimeve që janë bërë”, u shpreh Çuçi.

Ndërkohë disa ditë më parë nënkryetari i Bashkisë Dropull, Mihal Mano, akuzonte qeverinë për braktisje të minoritetet në situatën e vështirë të krijuar nga përmbytjet.

©ArgjiroLajm.net