Përmbytjet, BE jep ndihmat e para
February 10, 2015
Bashkimi Europian ka dhënë ndihmat e para për Shqipërinë, pas përfshirjes nga përmbytjet.
Mësohet se KE-ja ka aktivizuar Mekanizimin e Mbrojtjes Civile dhe kësaj ndihme i janë përgjigjur disa shtete Europiane.
Austria dhe Sllovenia janë dy vendet e para që kanë ofruar ndihmën e tyre.
Tenda, shtretër, mbulesa, gjeneratorë dhe pompa janë ndihmat e para që do të vijnë në Shqipëri.
Mësohet se BE-ja është duke vëzhguar situatën e përmbytjeve në Shqipëri me qëllim që të përcaktojnë edhe ndihmat më emergjente që nevojiten.