Përmbytjet, Mirela Kumbaro vjen në Gjirokastër: Firmat për mirëmbajtjen e rrugëve të tregohen të përgjegjshme (FOTO)
December 2, 2017
Ministrja e Kulturës dhe deputetja e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro ka qenë sot në zonat e prekura nga përmbytjet. Takimet e saj nisën fillimisht në Përmet, për të vijuar më tej në Gjirokastër e Libohovë.
“Ne Permet situata eshte nen kontroll pas shirave dhe fryrjes se lumenjve. Me disa segmente te vogla bllokuar prej shkarjeve te dheut ne Çarshove, Badlonje, Permeti dhe Kelcyra jane pa problematika thelbesore dhe pa rreziqe. Urat e Leklit e te Dragotit krejtesisht te kalueshme. Bej thirrje kompanive qe jane kontraktuar per mirembajtje te rrugeve te jene te pergjegjshme ne angazhimin e tyre sidomos ne keto dite’, shkruan Kumbaro në Facebook.
Ajo ka marrë pjesë edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën Gjirokastër.