Përmbytjet, mungesë energjie dhe bllokim i pjesshëm rrugësh në Gjirokastër
Nisur nga situata e krijuar në vend për shkak të reshjeve të konsiderueshme të shiut të datës 18- 19 nëntor 2014 dhe bazuar në Urdhërin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Komisioni i Planizimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile që funksionon pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme, me qëllim analizimin e situatës dhe evidentimin e masave të gatishmërisë. Sipas informacioneve të deritanishme, situata në qarkun e Gjirokastrës është e tillë që në disa rrugë rurale ka rrëshkitje të pjesshme, por janë të kalueshme. Bëhet fjalë për rrugët:
Rrugët rurale
- Poliçan – Skore.
- Poliçan- Suhë
- Kolonjë- Golem
- Rruga e Çajupit
- Rruga e Antigonesë
- Zona e Progonatit është e bllokuar dhe po punohet për hapjen e akseve. Një pjesë e fshatrave janë pa drita.
- Fshati Lekdush, bllokim i pjesshëm rruge. Po punohet dhe aksi është i kalueshëm
- Përmet – Çarshovë, rrëshkitje inertesh në disa pjesë. Është pastruar, aktualisht aksi është i hapur.
- Në komunën Krahës ka rrëshkitje në rrugë. Një pjesë e fshatrave janë pa drita.
- Komuna Luftinjë, një pjesë e fshatrave janë pa energji elektrike
Rrugët kombëtare
- Hyrja e qytetit- Varrezat e dëshmorëve (me probleme)
- Varrezat e qytetit (me probleme)
- Zona e Kordhocës (me probleme
Autoriteti Rrugor Jugor është në komunikim të vazhdueshëm me firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e akseve kombëtare dhe po punohet për pastrimin e rrugëve. Nga ana tjetër OSHEE po punon per rikthimin e energjise elektrike në zonat ku mungon.