Përmeti “zemëron” gjyqtarët dhe prokurorët, nuk kishte asnjë procedim penal gjatë vitit 2015
Ka një qytet në Shqipëri që përgjatë vitit 2015 nuk ka regjistruar asnjë procedim penal. Është Përmeti. Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme zbardhi në përqindje numrin e çështjeve penale të regjistruara nga Prokuroritë e Shkallës së Parë në Rrethe.
Përmeti është qyteti ku thuajse nuk ka asnj krim. Prokuroria e këtij qyteti gjatë vitit 2015 nuk ka regjistruar asnjë procedim penal.
Sigurisht që ky është lajm i mirë pë qytetarët, por jo për togat e zeza. Këto të fundit thjesht sa kanë marrë rrogën, duke u përjashtuar nga mundësia e ndonjë ryshfeti.
Sipas raportit numrin më të lartë të procedimeve e ka Prokuroria e Tiranës, më 31% të numrit të përgjithshëm të procedimeve në rang vendi.
Numër të ulët procedimesh kanë edhe Kavaja, Tropoja, Mati, Puka e Pogradeci.