Përmirësohet kalueshmëria e rrugëve në Gjirokastër, duhet bërë kujdes në disa akse
Përmirësohet gjendja e kalueshmërisë në akset rrugore kryesore të Shqipërisë. Kjo bëhet e ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, e cila siç theksohet rritja e temperaturave dhe ndërprerja e reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit, ka sjellë edhe përmirësimin në akset rrugore.
Megjithatë pavarësisht kësaj, disa akse në zonat e thella malore rekomandohet të kalohen me zinxhirë. Nga ana e saj ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Sa i përket Qarkut Gjirokastër, nuk ka probleme per qarkullimin, me perjashtim te zonave ku kane ndodhur rreshqitje(te njoftuara per publikun prej disa ditesh). Ne zonen e Rrapit te Kuqarit ne Permet ka renie guresh, rruga eshte me nje kalim. Punohet nga kontraktoret per pastrimin e akseve ne te dy keto segmente.
Ne aksin Permet – Çarshove, 2 km pa shkuar ne Petran, ka nje gerryerje te rruges nga uji. Eshte vendosur sinjalistika perkatese. Ne aksin Kufi Tepelene-Gjirokaster, ne afersi te fshatit Shtëpëz, ka ndodhur nje shkarje masive ne krahun e poshtem te rruges. Jane marre masat per vendosjen e sinjalistikes perkatese, pasi ka devijim te drejtimit te levizjes. Ju lutemi perdoruesve te rruges te respektojne sinjalistiken e vendosur.
Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje. Perdoruesit e rruges te zbatojne sinjalistiken e vendosur ne segmentet ku ka shkarje. Te behet kujdes ne Qafen e Muzines ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes, sepse ka disa vende qe nuk i ze dielli dhe formohen ngrica ne rruge.