Përndiqte bashkëshorten prej 7 muajsh, policia ndalon 30-vjeçarin nga Lazarati
November 17, 2015

Ndalohet një shtetas për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes.
Policia e Gjirokastres njofton se Mehmet Haxhi, 30 vjeç, banues në fshatin ‘’Lazarat’’ Gjirokastër, u ndalua pasi në datë 16.11.2015 shtetesja K.G, 19 vjeçe ka bërë kallzim ndaj tij.
Ish- bashkeshorti e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë prej 7 muajsh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuara nga neni 121/a i Kodit Penal.