Përplasen tre makina, të aksidentuarit në spitalin e Gjirokastrës
July 17, 2016

Njoftohemi se në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të një karburanti në Luzat janë përplasur tre automjete.
Mjeti me targa KS 0119 FE , në të cilin udhëtonin dy shtetas (bashkëshortë) A.C 52 vjeç dhe A.C 45 vjeçe ,të cilët janë transportuar menjëherë për në spitalin rajonal Gjirokastër.
Mjeti me targa AA 987 AN me drejtues shtetasin B.M ,58 vjeç, i cili është transportuar drejt spitalit rajonal Gjirokastër.
Si dhe mjeti me targa TR 5674 K, me drejtues mjeti shtetasin A.M, 54 vjeç, i cili nuk pati probleme shëndetësore.
Të tre të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.