Plagosi dy të rinj, pranga 19-vjeçarit nga Tepelena
July 20, 2015
Nga ana e efektivëve të komisariatit të Policisë Tepelenë,ditën e djeshme është bërë arrestimi në flagrancë I shtetasit:
Leonard Oruçi, 19 vjeç banues në fshatin Izvor Tepelenë. Arrestimi I tij u bë pasi:
Rreth orës 17:00 , datë 19.07.2015, për motive të dobëta ky shtetas ka qëlluar me mjete prerëse shtetasit:
- M, 23 vjeç banues në fshatin Izvor,Tepelenë.
- M ,33 vjeç banues në fshatin Izvor,Tepelenë.
Këta shtetas ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” të parashikuar nga neni 90 I Kodit Penal.