Plas skandali/ Usain Bold në shtrat me një studente braziliane (FOTO)
Disa foto kanë dalë nga Rio ku heroi i Olimpiadës, Usain Bolt duket në shtrat me një studente braziliane 20-vjecare pas festës së tij të ditëlindjes. Njeriu më i shpejtë në botë duket në këto foto të shpërndara në ëhatsapp nga studentja Jady Duarte. Ato janë shpërndarë me shpejtësi nga të gjitha mediat. Xhamajkani që festoi 30-vjetorin e tij duket lakuriq në shtrat me vajzën e re. Në njërën prej tyre ai e puth atë në qafë.
Xhamajkani ka një lidhje të gjatë me të dashurën e tij 26-vjecare Kasi Bennett. Ata kanë bashkë prej 2 vitesh dhe ai e quan atë “First Lady”. Gazeta lokale “Ekstra” shkruan se studentja ka thënë se nuk e dinte kush ishte ai. “Isha me një grup vajzash dhe aty e takova. Nuk e dioja kush ishte, por më thanë se kush i kishte parë lojërat olimpike e dinte se kush ishte ai.” Bolt është parë të festoojë edhe në një nga klubet e qytetit.