Lumi i Suhës, plazh dhe… ndotje [FOTO]
July 28, 2015
Lumi i Suhës në një pjesë të tij po shfrytëzohet për plazh nga banorët e Libohovës, kryesisht të rinj. Dhjetra njerëz shkojnë shpesh aty për t’u larë në ujin e pastër dhe të ftohtë të këtij lumi, por edhe për të kaluar disa orë nën hijet e pemëve që gjenden përgjatë rrjedhës së tij. Por siç ndodh shpesh me ne shqiptarët, edhe kësaj here nuk tregohemi aspak miqësor me natyrën. Mbetjet, kryesisht amballazhe plastike, metalike dhe qelqi, i hedhin ku të mundin siç shihet edhe në fotot më poshtë.