Plehrat në Dropull, bashkia jep 48 milionë lekë për një firmë nga Lezha
Menaxhimi i mbetjeve urbane në Bashkinë Dropull mbeten një problem shqetësues për banorët. Në shumë raste është denoncuar se si për një kohë të gjatë fshatrat e kësaj bashkie qëndrojnë pa u pastruar. Nga ana tjetër edhe kur është kryer pastrimi, një pjesë e konsiderueshme e plehrave hidhen përgjatë shtratit të lumit Drino, duke shkaktuar kështu një ndotje të jashtëzakonshme. Për vitin 2018, Bashkia Dropull ka lidhur një kontratë me një kompani me adresë në qytetin e Lezhës, e cila do të grumbullojë dhe pastrojë mbetjet urbane në territorin e kësaj bashkie. Vlera e tenderuar për këtë shërbim është rreth 48.5 milionë lekë të vjetra me Tvsh. Firma fituese është ‘Silver’ Sh.p.k. Por mbetet e paqartë se si mjetet e një firmë nga Lezha, distancë e largët me Dropullin, do të vijnë për të kryer pastrimin e fshatrave të kësaj bashkie. Megjithatë ekziston edhe mundësia e operimit me nënkontraktor.