Po vidhte energjinë elektrike për kushërirën, arrestohet ish-drejtori i Bashkisë Gjirokastër, Armand Mamani
Policia e Gjirokastrës konfirmon zyrtarisht ndalimin e Armand Mamanit për ‘shpërdorim detyre’ dhe arrestimin e disa personave të tjerë. Përmes një njoftimi për mediat, policia sqaron se cfarë ka ndodhur më tepër rreth këtij rasti. Më poshtë njoftimi i plotë.
Gjirokastër.
Ndalohet ish drejtori i Agjensisë së Mirqënies dhe Kujdesit Social për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Arrestohet në flagrancë një shtetase për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, dhe një shtetase tjetër shpallet në kërkim.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimin Ekonimik e Financiar në D.V.P. Gjirokastër u ndalua shtetasi A.M., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
U bë arrestimi në flagrancë, i shtetases L.B., 40 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasia E.Zh., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.
Arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i shtetasve të mësipërm u bë pasi në depon e A.M.K.S. Gjirokastër është konstatuar një kabëll elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dy katësh, ambient i përshtuar për aktivitet tregetar, në përdorim nga shtetasia L.B dhe E.Zh., veprim i cili është kryer me miratimin e ish drejtorit të A.M.K.S. Gjirkoastër A.M, i cili i kishte të afërme shtetaset e mësipërme.
Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster për hetime të mëtejshme.