Polici nga Gjirokastra aksidentohet bashkë me djalin në rrugën Levan-Tepelenë (FOTO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Levan-Tepelenë. Një oficer i policisë kufitare në Gjirokastër, Adem Demollari, ka mbetur i plagosur bashkë me djalin e tij, Vangjel Demollari. Ata po udhëtonin me makinën e policisë. Po kështu është plagosur edhe drejtuesi i automjetit tjetër me të cilën u përplasur. Janë ende të paqarta rrethanat se përse babë e bir udhëtonin me makinë policie. Më poshtë njoftimi paraprak për ngjarjen, i dhënë nga Policia e Shtetit.
Në datën 20.12.2018, rreth orës 14:50, në rrugën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesa e Kashishtit”, mjeti me targë policie me drejtues shtetasin Adem Demollari, 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Agim Zeqeo, 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi Vangjel Demollari, 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip “Volkswagen”, shtetaset Valbona Zeqo, 44 vjeçe dhe Bexhet Bushi, 60 vjeçe. Shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.