Policia arreston Cozman, le të lirë Tunën
Policia e Tiranës arreston shtetasin Ylber Abdullahu, i njohur ndryshe me emrin e artit Cozman, ndërsa liron të dashurën e tij, Altuna Sejdiu e njohur ndryshe me emrin artistik Tuna. Shoqërimi i tyre në polici u bë një natë më parë, pasi në automjetin e tyre u gjet 20 gram hashash. Patrulla “Shqiponja” ka ndaluar makinën e tyre në rrugën “Asim Vokshi” pranë ish-stacionit të trenit.
Në momentin e ndalimit policia ka nuhatur erën e hashashit dhe ka kërkuar kontrollin e mjetit, në të cilin janë gjetur dy qese me 20 gram hashash.
Për këtë është bërë shoqërimi i dy këngëtarëve në polici. Mëngjesin e sotëm është lënë e lirë vetëm Tuna, ndërsa i dashuri i saj Cozman u arrestua me akuzën “prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”. Çështja do i kaloj për procedim të mëtejshëm prokurorisë.