Policia e Gjirokastrës kërkon ndihmë: Identifikoni viktimën e aksidentit në Humelicë (FOTO)
January 7, 2020

Policia e Gjirokastrës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e viktimës së aksidentit që ndodhi para dy ditësh pranë fshatit Humelicë. Për këtë janë publikuar fotot e tij nga kamera e sigurisë së një lokali ku ai ka qenë. Viktima është rreth 50 vjeç. Ai u përplas për vdekje nga autobusi i linjës Vlorë-Athinë. Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, pranë fshatit Humelicë. Policia shoqëroi në komisariat shoferin e autobusit, shtetasin L.R, 45 vjeç banues në Vlorë, për të dhënë sqarime mbi ngjarjen e rëndë. Ky ishte aksidenti i parë për vitin 2020 në Gjirokastër.