Policia e vendosur deri në vrasjen e atyre që qëllojnë. Zbardhen emrat e të kërkuarve
Policia e Shtetit ka angazhuar më shumë se 400 forca të RENEA-s, FNSH dhe policisë lokale, në operacionin për kapjen e personave që qëlluan me armë mbi efektivët e RENEA-s paraditen e sotme.
Janë identifikuar 21 shtetas, si të dyshuar për sulmin dhe që aktualisht lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat. Shtetasin e shpallur në kërkim janë:
- Arbion Aliko, 20 vjeç
- Alban Aliko, 18 vjeç
- Bervin Basho., 22 vjeç
- Edmond Boci, 48 vjeç
- Zhaklin Derxho, 18 vjeç
- Xhuljano Nuri, 22 vjeç
- Gurim Skënderi, 29 vjeç
- Xhemal Gjini, 18 vjeç
- Fatmir Gërveshi, 20 vjeç
- B., 17 vjeç
- Jeton Kalemi, 21 vjeç
- Rustem Mahmutaj, 20 vjeç
- Albon Meçi, 20 vjeç
- Denis Mahmutaj, 19 vjeç
- Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç
- Sinan Rabaj, 30 vjeç
- Eligent Basha, 21 vjeç
- Albi Mahmuti
- Sevo Shurdhi
- Endush Aliko
- Ani Hiri.
Policia e Shtetit ju bën thirrje këtyre shtetasve të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Një thirrje u drejtohet edhe banorëve si dhe drejtuesve të pushtetit vendor në Lazarat, për të bashkëpunuar me forcat e policisë.
Policia e Shtetit apelon se është e vendosur për zbatimin me rreptësi të ligjit, deri në kapjen apo asgjesimin e grupit të armatosur, nëse i rezistojnë operacionit të policisë duke u kundërpërgjigjur me armë.