Policia i kap pa patentë në rrugë, dy të arrestuar në Gjirokastër
November 24, 2017

Policia e Gjirokastrës ka arrestur dy persona të cilët janë kapur duke drejtuar makinën pa patentë. E para është një vajzë 17 vjeçe nga Gjirokastra.
N.G u ndalua në fshatin Dervician duke drejtuar pa patentë makinën tip ‘BMË’. Personi tjetër i ndaluar është 39-vjeçari A.SH, banues në Gjirokastër.
Ai u kap në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, duke drejtuar pa patentë makinën tip ‘Benz’. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.