Policia ndalon dy të rinj në Gjirokastër, rrahën me grushte një adoleshent
November 5, 2017

Dy të rinj nga Gjirokastra kanë përfunduar në polici, pasi dyshohet se kanë goditur me grushta një adoleshent. Ngjarja ndodhi një ditë më parë.
“Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit TH.G dhe M.LL, vjeç 19 e 20, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në qytet kanë goditur me grusht shtetasin E.G, vjeç 16 banues në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin për media të policisë Gjirokastër.