Policia ndalon tregtarin nga Gjirokastra, shiste fruta dhe perime me furgon, por s’kishte dokumentacion për ushtrim aktiviteti
December 11, 2017
Sektori për krimin ekonomik e financiar në Policinë e Gjirokastrës ka bërë kallëzim penal ndaj një tregtari, i cili ushtronte aktivitet pa dokumentacion.
“Shtetasi E.Sh., vjeç 39, banues në Gjirokastër, dyshohet se rreth orës 10:50, në Gjirokastër, u kap duke tregtuar fruta dhe perime me mjetin e fugon tip “Volksëagen” pa dokumentacion për ushtrimin e aktivitet tregëtar”, sqaron policia përmes një njoftimi.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ndërsa çështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.