Pranga një shtetasi grek në Kakavijë, prindërit nga Bularati: E morën djalin pa na dhënë shpjegim (VIDEO)
Dy banorë nga fshati Bularat thonë se policia nuk ka lejuar të hyjë djalin e tyre në Shqipëri. Ata kanë thënë se policia e ka marrë me pranga në duar që në Kakavijë dhe e kanë shoqëruar djalin e tyre 30-vjeçar në komisariat. “Në komisariat e kanë pyetur për qëllimin e ardhjes, nëse ka qenë i pranishëm në varrim, nëse ka dëgjuar thirrje kundër shqiptarëve. Ai nuk pranoi që ka pasur thirrje antishqiptare”, thanë në një rrëfim prindërit e 30-vjeçarit nga Bularati.
Djali është kryetari i komunitetit të banorëve të Bularatit në Athinë. I pyetur nga policia se cili është qëllimi i shoqatës që kanë krijuar në Athinë, i riu ka deklaruar se është një traditë. Dhjetëra grekë dhe minoritarë do të marrin pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 40-ave të Konstandinos Kacifas, i vrarë më 28 tetor gjatë sulmit mbi policinë shqiptare.