Pranverë fluturimesh në jug, ju pret “Gjiro Open Air”

10635957_10206334153978624_3336721551541428292_nPranverë fluturimesh në Gjirokastër. Dhjetra pilotë do të garojnë për dy ditë në qiell të lirë në kuadër të etapës së tretë të kampionatit kombëtar të fluturimeve të lira. Aeroklubi i Gjirokastrës në bashkëpunim me Albanian Open organizon “Gjiro Open Air” nga datat 20 deri në 22 mars 2015.

Pilotët do të nisin fluturimin nga Çajupi, ndërsa me akrobacitë e tyre në ajër do të ofrojnë pamje spektakolare për qytetarët në Gjirokastër, Libohovë, Antigone, Lunxhëri, Labovë etj.  

Pjesë e këtij turneu janë edhe vizita në pazarin historik të Gjirokastrës, në Libohovë, në qytetin antik të Antigonesë, në Saraqinisht e në Labovën e Kryqit, duke i dhënë kështu edhe një dimension turistik këtij eventi. Ceremonia e dhënies së çmimeve për fituesit do të organizohet në kalanë e Gjirokastrës, pikërisht në atë skenë ku do të zhvillohet më vonë edhe Festivali Folklorik Kombëtar.

“Gjiro Open Air” është ndër të tjera edhe një ngjarje e rëndësishme që promovon pasuritë turistike e kulturore të rajonit të Gjirokastrës.

10955757_10206344066186423_3135651021546290870_n

10891501_997381466943515_5692768870912865743_n