Prefekti i Gjirokastrës shmang Shtabin e Emergjencave, bën mbledhje me një strukturë të ‘çuditshme’ (FOTO)

Shtabi i Emergjencave në Prefekturën Gjirokastër nuk është mbledhur më që prej ditës së djeshme.
Prefekti Astrit Aliaj ka mbledhur sonte në mbrëmje një strukturë të ‘çuditshme’ me emrin ‘Komisioni i Këshillimit pranë Prefektit’, që sipas njoftimit të Prefekturës Gjirokastër, ‘do të raportohet nga ana e drejtuesve për situatën e deritanishme në të gjithë territorin e qarkut’.
Siç shihet në foto, i pranishëm në takim është edhe deputeti Flamur Golemi, por nuk bën sens që ai të raportojë tek Prefekti për situatën pasi nuk është drejtuesi i asnjë institucioni, thjesht ka qenë në terren si deputet i zonës. Nga ana tjetër, Golemi është deputet i Kuvendit, kurrsesi nuk mund të shërbejë si këshilltar i Prefektit. Bie në sy edhe mungesa e kryebashkiakes Zamira Rami. Sidoqoftë, përtej këtyre gabime ndoshta nga zyra e mediave në Prefekturë, me rëndësi është të merren vendimet e duhura dhe kjo situatë të menaxhohet mirë.
©ArgjiroLajm.net