Prej tre ditësh rezultonte i humbur, 53-vjeçari nga Gjirokastra gjendet i mbytur në Drino
March 16, 2015
Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në ujërat lumit Drino në Gjirokastër. Viktima është identifikuar si shtetasi Ymer Mikecaj 55 vjeç banues në Gjirokastër.
Mikecaj ishte zhdukur prej ditësh. Trupi i tij u gjet nga disa nga banorë të zonës përreth lumit, të cilët njoftuan menjëherë forcat e policisë.
Pas sinjalizimit, policia mbërriti për të bërë verifikimet e duhura. Aktualisht po hetohen shkaqet e vdekjes së 55-vjeçarit.