Premtim i kandidatit të PD në Libohovë: Shërbimin funeral do ta keni falas
Kandidati i PD për Bashkinë Libohovë, Adil Xhelili, thotë se nëse zgjidhet kryetar do të ofrojë falas shërbimin funeral për qytetarët. Ja çfarë shkruan ai.
Shërbimet publike sa më pranë bashkëqytetarëve tanë.
✅️Ngritja e Shërbimit Komunal të Bashkisë me pajisje bashkohore, mjete e shërbim efikas.
✅️Ofrimin e shërbimeve lokale, pastrim dhe gjelbërim e zonave urbane, pastrim ditor në Libohovë dhe fshatra, pajisje me kontenierë të rinj, autobot, etj.
✅️Menaxhim i kujdesshëm i mbetjeve ne pikë-grumbullim, shmangia e rreziqeve për shëndetin, mbrojtje e mjedisit dhe faunës.
✅️Mirëmbajtje e rrugëve të brendshme në cdo njësi vendore e në cdo lagje.
✅️Krijimin e një terminali dhe agjensie udhëtimi për transportin lokal
✅️Përmirësimi i shërbimit zjarrfikës dhe shpëtimit të jetës, me mjete bashkohore, pajisje e trajnim periodik.
✅️ Sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, shtimin e hapësirave të gjelbërta
✅️Ofrimi FALAS i shërbimit funeral si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë.
✅️Pajisja me sinjalistikë të brendshme e rrugëve, emërtim dhe shenja të tjera dalluese.
Këto dhe shumë të tjera në shërbim të qytetarëve pas 14 majit. Ndryshim rrënjësor i punëve me motivin “pa shërbim nuk ka taksa”. Së bashku rikthejmë punën në dobi të qytetarit!